Veseli kundër rritjes së pagave për deputetët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka kundërshtuar mundësinë që deputetëve të Kuvendit të Kosovës, tu rriten pagat.

Lajme

28/03/2017 14:38

Ai ka thënë se politikanët duhet të mendojnë për rritje të rrogave për vete, kur popullit t’ua rrisin standardin e jetës

“Sapo dëgjova për planet e disa deputetëve për rritje të rrogave të tyre. Jam kategorikisht kundër rritjes së rrogave të politikanëve. Kur popullit t’ia rrisim rrogat dhe standardin e jetës, atëherë politikanët le të mendojnë për rrogat e veta”, ka shkruar në facebook Veseli, përcjell lajmi.net.

Ky reagim i tij vije pas miratimit të Kornizës Afatmesme nga Komisioni për Buxhet dhe Financa e cila parasheh rritje të rrogave dhe mëditjeve për deputetët.

Rroga e re do të jetë afër 1800 euro. Në këtë plan është paraparë të ketë rritje të shpenzimeve për pagat dhe mëditjet e deputetëve për periudhën krahasuar me atë të vitit 2017. Referuar më konkretisht  këtij propozimi, deputetët do të marrin 300 euro për seancë./ Lajmi.net/