Zyrtarëve shtetëror iu gjendet arsenal armesh, arrestohen nga Policia
Një zyrtarë i Policisë së Kosovës dhe një i Shërbimit korrektues janë ndalë nga Policia pasi të njëjtit janë zënë me armë në veturë.
Lajme
“PKK Vërmicë 27.03.2017-19:40. Në pikë kalimin kufitar të Vërmicës është ndaluar vetura Opel Astra (me targa të Kosovës) e cila drejtohej nga një shtetas i Kosovës (zyrtar policor) dhe brenda kishte edhe një bashkë-udhëtar (zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës). Gjatë kontrollit të automjetit nga zyrtarët e policisë kufitare të Vërmicës janë gjetur një armë automatike AK-47 me një karikator me 30 fishekë dhe një pistoletë e tipit TT me tetë fishek të kalibrit 7.62”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./Lajmi.net/