Mashtrohet qytetari nga Vitia, deponoi në bankë 1800 euro për të blerë makineri

Një qytetarë nga Vitia ka rënë pre e mashtrimit të reklamave falso.

Lajme

28/03/2017 13:28

Një qytetarë nga Vitia ka raportuar në Polici se përmes një banke ka deponuar para në vlerë 18000 euro, për ta blerë një makinë për përpunim të granitit tek një firmë në shtetin e Turqisë, mirëpo përmes e-mail adresës ankuesi është njoftuar nga firma turke se nuk është bërë pagesa dhe i është dërguar një llogari tjetër për pagesën e makinës.

Ankuesi dyshon që persona të panjohur kanë dërguar llogari false në adresën e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti është duke u hetuar si ‘ndërhyrje në sistemin kompjuterik’. /Lajmi.net/