Plagosjet pa qëllim një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagos dje në Prishtinë dhe se i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Lajme

28/03/2017 13:17

Plagosja, sipas Policisë ka ndodhur pa qëllim, por rasti është hapur për ‘armëmbajtje pa leje-plagosje”.

“Në Rr. “Nuhi Berisha” në Prishtinë rreth orës 17:20. Raportohet se i dyshuari mashkull K-shqiptar nga pakujdesia-pa qëllim e ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull K-Shqiptar dhe më pas të njëjtin e ka dërguar në QKUK dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar revolen që dyshohet të jetë përdorur në rast me një karikator të zbrazet dhe një gëzhojë të cal. 7.65 mm”, ka njoftuar Policia.

Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/