Real Madrid paguan 50 milionë euro për futbollistin 17-vjeçar (FOTO)
Real Madrid është i gatshëm të bëjë një investim të madh.
Sport
Real Madrid është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për transferimin e një futbollisti që është vetëm 17-vjeç.
Mediat spanjolle raportojnë se “Los Blancos” kanë shprehur interesim për talentin e madh të skuadrës Palmeiras, Alan Souza Guimaraes, përcjell “lajmi.net”.
Ai ka kontratë me Palmeiras deri në verën e vitit 2019.
Por, largimi i tij është i kushtëzuar nga dëmshpërblimi i lartë me vlerë prej 50 milionë euro. /Lajmi.net/
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6
