Vjen një ndryshim i ri në Messenger (Foto)
Dy veçori globale që ishin në testim në disa vende të botës tani janë duke u lansuar në Facebook Messenger.

Auto & Tek
Përdoruesit tani mund t’i bëjnë ‘mention’ miqtë e tyre në një bisedë grupi për t’iu dërguar atyre një njoftim të veçantë për t’iu përgjigjur mesazheve tuaja, në mënyrë që mos t’i humbasin ato.
Duke shkruar vetëm ‘@’, pastaj emrin e personit, emri do të theksohet dhe më pas ai person do të marrë një njoftim, transmeton Gazeta Express.
Në ndërkohë, Facebook është duke i sjellë reagimet edhe në Messenger, kështu që tani e tutje do të mund t’iu përgjigjeni miqve së bashku me një reagim të dashurisë, pikëllimit, nervozes apo habisë.
Prekeni dhe mbajeni shtypur një mesazh në mënyrë që t’ju shfaqet menyja e reagimeve dhe zgjedheni njërën.
Se si funksionojnë këto veçori të reja mund t’i shihni fotot më poshtë:




