E çuditshme, kur stacioni i metrosë kalon brenda shtëpisë
Një hekurudhë është ndërtuar përmes një pallati 19-katësh, në Çongqing të Kinës. Kjo gjë është bërë në mënyrë që ky pallat, që ndodhet në qytetin me 49 milionë banorë, të mos prishej.
Fun
Planifikuesit urbanë vunë në punë mendjen dhe arritën të zgjidhnin problemin, duke e kaluar trenin mes përmes godinës. Hekurudha kalon përmes katit të gjashtë dhe të tetë të godinës. Banorët mund t’i hipin trenit në stacionin e tyre të veçantë.
Edhe pse treni i kalon fare pranë, zhurma e tij “mbytet” nga disa pajisje të veçanta në pallat, duke e bërë të ngjajë si një lavatriçe që punon.