Ndeshja kundër Barcelonës, a ju kujtohet çfarë tha para shortit Dani Alves?

Shorti i Ligës së Kampionëve nuk ka qenë i mirëseardhur aspak për mbrojtësin Dani Alves.

Sport

17/03/2017 17:50

Mbrojtësi brazilian që luan te Juventusi, do të përballet me ish skuadrën e tij, Barcelonën.

Para hedhjes së shortit, Alves ka deklaruar se nuk dëshiron një ndeshje me Barcelonën, pas karrierës që pati te kjo skuadër.

“Nuk dua një përballje me Barcelonën. Do të jetë shumë e vështirë për mua”, pati deklaruar Alves, para hedhjes së shortit./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6