Real, Bayern apo Barca? Dybala zgjedh kundërshtarin e Juventusit

Paulo Dybala preferon Barcelonën si kundërshtar në finale.

Sport

14/03/2017 23:47

Sulmuesi i Juventusit, ka deklaruar se nëse skuadra e tij siguron finalen, atje do të preferonte të përballej me Barcelonën, nga e cila skuadër ‘Zonja e Vjetër’ e humbi finalen para dy viteve.

“Mes Real, Bayernit, kë do të zgjidhje? Për finale do të preferoja një përsëritje të finales së para dy viteve, edhe pse unë s’kam qenë pjesë e asaj finale”, është përgjigjur Dybala./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6