Demaliaj: S’e marrim seriozisht Molliqajn në AAK, veç postera ka ngjit (Video)
Shkumbin Demaliaj nga AAK nder ka komentuar deklaratën e fundit të presidentit Hashim Thaçi, se nëse nuk krijohet ushtria ka me dhënë dorëheqje.
Lajme
“Deklaratat e Thaçit nuk kane qenë me bazë asnjëherë, gjithmonë kanë qenë elastike”, ka thanë Demaliaj, duke shprehur skepticizëm lidhur me këtë deklaratë të Thaçit.
Demaliaj në Rrokum Rroll i ka komentuar edhe deklaratat e sekretarit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, i cili e ka quajt AAK-në si satelit të PDK-së.
“Partia e Molliqajt, VV-ja, nuk ka strategji, prandaj merren me këso gjërash”, ka thane ai.
Për Molliqajn, Demaliaj shtoi se, kur ka qenë i ri, ka qenë pjesë e AAK-së dhe ka shërbye, siç ka thënë ai, “për me ngjite postera”.