Ushtria e Kosovës do ta ketë aeroplanë dhe helikopterë/Njësia Ajrore (Dokument)
Forca e Sigurisë së Kosovës, përveç rritjes së kompentencave do ketë edhe përfitime tjera në armatime dhe municione.
Lajme
Sipas projekt-ligjit që e ka siguruar lajmi.net, Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së do të ketë Akademinë Ushtarake, Policinë e Forcës, Njesinë e Komunikimit, Njesinë Ajrore, dhe Njesinë Mbështetëse.
Kurse komandat e Shtabit të Përgjithshëm do të jenë: Komanda e Forcës Tokësore, Garda Kombëtare, Komanda e Logjistikës dhe Komanda e Doktrinës dhe Stërvites.
Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë një komponentë aktive prej më së shumti 5.000 anëtarë, dhe një komponentë rezervë më së shumti deri në 3.000 antëarë.
Përndryshe, nesër me fillim nga ora 10:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ku do të vendoset për datën se kur do të shkojë në Kuvend ky ligj. /Lajmi.net/
Lexo edhe:
Ushtria e Kosovës do t’i ketë 8500 ushtarë, do të ketë tanke dhe helikopterë
