Mustafa: Demarkacioni procedohet këto ditë
Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, pritet të procedohet për në Kuvend për ratifikim gjatë këtyre ditëve. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Isa Mustafa në mbledhjen së Qeverisë.
Lajme
“Këtë javë do të jetë raporti i Komisionit për Demarkacion”, tha Mustafa.
Ai ka theksuar se është shansi i fundit që kjo marrëveshje të përfundojë dhe t’i hap rrugë vendit për heqjen e vizave.
Marrëveshjen aktuale me Malin e Zi po vazhdon ta kundërshtojë opozita e cila nuk ka pranuar as rezultatin e Komisionit Shtetëror për Matjen e Territorit.
Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, është vënë si kusht i pashmangshëm për liberalizimin e vizave nga ana e Bashkimi Evropian. /Lajmi.net/