Këta janë gazetarët që u sulmuan fizikisht në protestën antishqiptare në Shkup (Foto)
Dy gazetarë janë sulmuar rëndë nga protestuesit para Parlamentit të Maqedonisë.
Lajme
Protestat po zhvillohen nga grupi i quajtur “Për Maqedoninë e bashkuar”.
Gazetarët e portalit A1on gjenden në spital pas goditjeve nga protestuesit.
Atyre gjithashtu u është thyer kamera dhe mjetet tjera të punës.
Protesta e këtij grupi po zhvillohet në dy ditët e fundit kundër përpjekjeve për zyrtarizimin e përdorimit të gjuhës shqipe ligjërisht në Maqedoni.
Protesta është përkrahur nga VMRO – DPMNE, që tashmë ka humbur mandatin për formim të qeverisë.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev të hënën i ka dorëzuar Presidentit nënshkrimet për krijimin e Qeverisë, derisa në koalicion do të jenë edhe partitë shqiptare BDI, Besa dhe Aleanca për shqiptarët, që thonë se tashmë kanë harmonizuar qëndrimet rreth ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni.