Buffon me urim special për Donnarumman
Gianluiggi Buffon ka lënë anash rivalitetin për të uruar Gianluigi Donnarumman për ditëlindjen e 18-të.
Sport
Portieri i Milanit sot ka festuar ditëlindjen e 18-të, dhe urimin e parë e ka marrë nga portieri legjendar i Italisë, Buffon.
“Ke hyrë në botën e më të mëdhenjve. Shijoje moshën, por ke të gjitha kualitetin, moralin, teknikën për të shkruar një epokë”, thuhet në urimin e Buffonit për Donnarumman./Lajmi.net/