Deklarata e Mesiqit se Haradinajn e ka mik dhe pret lirimin e tij, i “tranon” mediat serbe (Foto)

Deklarata e ish presidentit kroat, Stipe Mesiq se “shpreson që miku i tij, Ramush Haradinaj të lirohet sa më shpejt”, ka zgjuar reagim të shumta në Serbi.

Lajme

24/02/2017 20:16

Mediat në shtetin fqinj janë marrë dhe po merren intensivisht me këtë deklaratë të Mesiqit, duke e cilësuar si provokim për Serbinë.

Duke nisur nga agjencia shtetërore serbe, Tanjug, pastaj televizioni RTS, B92, gazetat Blic, Kurir…, etj, e kanë lajm kryesor deklaratën e Mesiqit në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Mesiq ka thënë sot në selinë e AAK-së në Prishtinë se Kroacia me vëmendje po përcjellë zhvillimet pas arrestimit të Haradinajt.

“Gjithashtu jam i njohur rreth të gjitha detajeve pas arrestimit të mikut tim, Ramush Haradinaj, për të cilin shpresoj që shumë shpejt të jetë në liri”, ka thënë Mesiq.

Gjykata e Apelit në qytetin francez, Colmar, të enjten më 2 mars do të njoftojë në një seancë publike për vendimin lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt. /Lajmi.net/

mesiqt mesqatya