“Nëse Le Pen bëhet presidente e Francës, do të ishte fundi i Evropës”
Ish-ministri i financave në Francë, Pierre Moscovici duke folur si Komisioner Evropian për çështje ekonomike, e ka cilësuar si ‘çmenduri’ fitoren e mundshme të Marine Le Pen në zgjedhjet Presidenciale.
Bota
Ai është ndalur më shumë te pasojat që do kishte Evropa, kur dihet se Le Pen do të mund të organizonte referendum për daljen e Francës nga BE, transmeton lajmi.net.
“Nëse ajo kërkon një Frexit çfarë do të ndodhë me Evropën? Evropa u themelua që Franca dhe Gjermania e të tjerët të punojnë bashkërisht”, u shpreh ish-ministri francez i financave.
“Por kjo nuk duhet të ndodhë. Do të ishte një çmenduri. E di se francezët nuk do ta votojnë dikënd që mund ta largojë Francën nga Evropa. Do të ishte fundit i projektit evropian”, shtoi Moscovici.
Në sondazhet e fundit, Le Pen në raundin e parë del si fituese. Por në raundin e dytë ajo është larg që të bëhet presidente, pasi me përqindje të lartë kryeson kandidati i pavarur, Emmanuel Macron. /Lajmi.net/