“Kosova po provokon incidente për të shmangur krijimin e Asociacionit”
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka thënë se Prishtina zyrtare po provokon një sërë incidentesh në Kosovë.
Lajme
Ai këtë e ka arsyetuar me destabilizim dhe përkeqësim të situatës, por edhe për të shmangur formimin e komunave me shumicë serbe AKS-në, transmeton lajmi.net
“Ata kanë për qëllim që të zhvendosin vëmendjen dhe për të krijuar një situatë të re të komplikuar. Kjo lidhet me shmangien për krijimin e komunave me shumicë serbe”, ka thënë Drencun.
Pas rrëzimit të murit, zyrtarë nga BE-ja kanë bërë thirrje që Asociacioni të krijohet sa më shpejtë. /Lajmi.net/