Kjo është piano magjike që luan vetvetiu! (Video)
Një kohë ka qenë një piano në një stacion treni...
Fun
Për shkak se ishin krishtlindjet dhe ishte pa një njeri që ta luajë, vendosi që të luajë vetvetiu, transmeton lajmi.net
Në stacionin e Chikagos, kjo piano u bë hit në internet, për ‘pengimin’ e udhëtarëve. Me një melodi spontane, të frikshme apo të gëzueshme, varësisht nga disponimi që kishin të tjerët pranë.
Si pjesë e dekoreve për Krishtlindje, një artist vendosi këtë piano magjike. Qëllimi ishte që të merrte vëmendjen e njerëzve, dhe natyrisht që e ka marrë.
Ndoshta incidenti më i bukur ndodhi kur një vajzë e vogël u ul dhe filloi të luajë, ndërkaq piano iu bashkua melodisë së saj, duke i lënë prindërit e saj pa fjalë.., duke u mahnitur me mënyrën si vajza e tyre po luante. /Lajmi.net/