Shtatë “truket” që çdo vajzë dembele tashmë i di (Foto)
Çdo vajzë “dembele” tashmë i di disa rregulla të vogla në lidhje me rrëmujën në jetën e saj. Më poshtë po listojmë ato që janë më tipike dhe na ndodh t’i përdorim thuajse çdo ditë.
Fun
- Në një ditë që jemi vonë dhe nuk kemi mundësi të lajmë e të krehim flokët, përdorimi i llakut të flokëve për përthithjen e yndyrës është gjetje! Thjesht përdorim një krëhër për të ndarë flokët në pjesë dhe i spërkasim ato me llak, kështu evitojmë dhe erërat e pakëndëshme.
- Kur kërkojmë açetonin për heqjen e manikyrit nga thonjtë dhe nuk e gjejmë, ka një zgjidhje shumë të shpejtë, heqja e manikyrit me dhëmbë apo me thonjtë e dorës tjetër! Ndërkohë që nuk habitemi nëse i gjejmë pjesëzat e manikyrit kudo në shtëpi.
- Në vend që të lajmë veshjet tona sa herë që ato ndoten me ushqim, pastrojmë vetëm pjesën e bërë pis duke “ja hedhur” edhe kësaj rradhe!
- Në vend që të zgjohemi direkt pas rënies së alarmit, e vendosim atë më herët në mënyrë që ta bëjmë “snoze” të paktën tre herë, kështu na duket sikur flemë më shumë…
- Kur flokët i kemi të parregulluar, kapja e një topuzi të çrregullt në majë të kokës është zgjedhja që ne i japim të papriturës. Dhe mos u habisni kur ndërkohë që jeni bërë gati shuumë shpejt, dukeni edhe shuumë “in”.
- Në vend që të zhveshim bluzën për të hequr reçipetat, e bëjmë këtë gjë me bluzën veshur ndërkohë që jemi të ulura në divan…Dhe më pas ne ndjehemi të lumtura ndërkohë që shijojmë trukun tonë të magjisë.
- Kur jemi vonë dhe duhet të dalim shpejt nga shtëpia, kemi një truk tjetër…Në vend që të depilojmë të gjithë këmbën, kur veshim xhinse të grisura, depilojmë vetëm pjesën e grisur nga e cila nga duket këmba. Gjetje edhe kjo apo jo?? Nga dembelizmi çfarë s’mund të bëjë njeriu…