Shkrela: Më kërcënuan dhe më shan nënën shqiptare (Video)
Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe kryetari i Këshillit Administrativ Luigj Shkrela, ka deklaruar se dje gjatë trazirave në korrdorin e Kuvendit të Malit të Zi, është kërcënuar dhe fyer mbi baza nacionale dhe personale nga deputetët e Frontit Demokratik.
Lajme
Personalisht Millan Knezheviq më ka kërcënuar se do më thejë edhe këmbën tjetër, si dhe më ka quajtur shiptar të shoqëruar me fjalë që edukimi im personal dhe i familjes nuk më lejon që ti bëjë publike ato fjalë, tha Shkrela.
Shkrela tha se është fyer edhe nga deputetët tjerë të FD, ku Millutin Gjukanoviq i ka sharë nënën shqiptare.
Në vendin tonë nuk janë të vlerësuar meshkujt të cilët kërcënojnë, kjo është një tipar i njerzve të dobët të cilët në mungesë të argumenteve ata përdorin kërcënime dhe fyerje, është shprehur Shkrelja.
Kujtojmë se dje Parlamenti i Malit të Zi votoi për heqjen e imunitetit deputetëve të Frontit Demokratik (DF) Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq dhe pas heqjes së imunitetit deputetët e FD të cilët së bashku me disa qindra përkrahës të tyre protestonin para Parlamentit, kanë hyrë në Parlament punën e të cilit e bojkotojnë nga zgjedhjet e 16 tetorit dhe sulmuan dhe fyen deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve./Malësia.ME/