Aligatori dhe pitoni luftojnë për vdekje: Kush fiton?
Një gazetar nga Florida, i cili donte të përdorte kohën e lirë për një udhëtim me biçikletë në natyrë, ka regjistruar një luftë të tmerrshme në mes të pitonit dhe aligatorit.
Fun
Gazetari Joe Kapoz në Palm Beach Post, po ngiste biçikletën e tij përmes parkut nacional “Big Cypress” kur dëgjoi goditje në ujë.
“Ishte e frikshme dhe interesante por edhe e bukur në të njëjtën kohë. Lufta mes grabitqarit dhe presë herë pas here dukej si një balet i këndshëm në ujë”, shkroi ai, raporton “Huffington Post”.
Lufta e këtyre grabitqarëve, sipas ekspertit të kopshtit zoologjik, Miami Rona Megillah, “është version natyror i luftë së Gozillës dhe King Kongut”.
“Pitoni ishte mbështjellë rreth një aligatori, për ta mbajtur atë nën ujë dhe ka pritur që të ngufatet”, tha Megil.
Pitoni birmanez, i tillë si ai në video, është shumë i përhapur në Amerikën e Veriut në Florida. Edhe pse Amerika veriore nuk është atdheu i tyre, u vendosën kryesisht për shkak të pronarëve të papërgjegjshëm të cilët pasi nuk ishin në gjendje që të kujdesen për ta, i lëshuan në natyrë.
Pitonët birmanezë nuk janë të lejuar më që të mbahen si kafshë shtëpiake në Florida.