Thaçi viziton Brezovicën, i bindur në investime të reja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka vizituar Brezovicën, apo siç e ka quajtur ai margaritarin e Ballkanit.

Lajme

06/02/2017 14:55

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, presidenti Thaçi është shprehur i bindur në investime të reja në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, transmeton lajmi.net

“Pasi që nënshkrova Ligjin për Investime Strategjike, vizitova Brezovicën, margaritarin e Ballkanit. Jam i përkushtuar që bashkërisht të punojmë, të sjellim investime dhe Qendrën e Skijimit ta bëjmë atraktive për këtë pjesë të Evropës”, ka shkruar Hashim Thaçi.

Lexo postimin e plotë:

Pasi që nënshkrova Ligjin për Investime Strategjike, vizitova Brezovicën, margaritarin e Ballkanit.

Kalova ditë të bukur në skijim dhe pata takim pune me stafin e Qendrës së Skijimit.

Jam i përkushtuar që bashkërisht të punojmë, të sjellim investime dhe Qendrën e Skijimit ta bëjmë atraktive për këtë pjesë të Evropës. HTH /Lajmi.net/