Lamtumirë Real Madrid, transferohet në Barcelonë (FOTO)
Barcelona kërkon një përforcim të madh nga Real Madrid.
Sport
Barcelona është e interesuar për transferimin e yllit të Real Madridit, Isco.
Mesfushori spanjoll pritet të largohet nga Santiago Bernabeu pas përfundimit të këtij sezoni pasi ka dështuar të zë vend në formacionin bazë.
Isco po ashtu është i pakënaqur me rrogën e tij ku të tjerë si Danilo paguhen më tepër, raporton “Don Balon”, përcjell “lajmi.net”.
Barcelona është duke e vëzhguar situatën e tij para paraqitjes së një oferte për transferimin e Iscos që mund të konsiderohet si zëvendësues i kapitenit Andres Iniesta. /Lajmi.net/
