Majk “çmend” djalin e Ardit Gjebreas

Jon Gjebrea, djali i moderatorit të njohur të “E Diela Shqiptare” Ardit Gjebrea, është shumë mik me anëtarët e grupit “Babastars”.

ShowBiz

15/01/2017 20:41

Ai shihet shpesh në shoqërinë e tyre dhe kjo vihet re edhe nga postimet që ata bëjnë në rrjete sociale.

Ditën e djeshme, Joni ka qenë në shoqërinë e reperit të njohur Majk dhe duket se çunat kanë kaluar shumë bukur me njëri-tjetrin.

Megjithatë, duket se Jon përveçse të kalojë kohë të mirë, i është dashur të durojë “torturën” që Majk  i ka bërë. Çunat janë miq shumë të mirë bëjnë shpesh humor me njëri-tjetrin. Megjithatë një shaka ka çuar në një reagim të papritur prej Jon Gjebreas.

Ndodh shpesh që kur emri ynë është paksa i zakonshëm apo i njohur për ekranin, të na flasin duke na ngatërruar me dikë tjetër.

Në rastin e djalit të moderatorit, Majk e thërret atë Joni Peçi, si stilisti i njohur në Shqipërisë. Duket se Jonit (Gjebreas) nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë, edhe pse është shfaqur duke qeshur në videot që reperi ka postuar në Snapchat-in e tij./Blitz.al/