Kina ka një paralajmërim serioz për Donald Trump
Kina i ka bërë me dije presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump se nuk ka asnjë shans që të përfshijë statusin e Tajvanit në bisedime me të.
Bota
Paralajmërimi ka ardhur nga Ministria e Jashtme në Kinë, e cila iu përgjigj Trump-it për intervistën e dhënë së fundmi për “Wall Street Jurnal”.
Trump pati thënë se SHBA-të do të rinegociojnë me Kinën për statusin e veçantë të Tajvanit. Mirëpo Kina thotë se ai është i panegocueshëm.