Kurteshi: Arrestimi i Haradinajt, rezultat i negociatave me Serbinë
Smajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, ku po debatohet për arrestimin e Haradinajt në Francë, ka thënë se arrestimi është rezultat i negociatave të pafavorshme që po zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajme
“Me Serbinë dhe me çdo shtet tjetër duhet të caktohen parimet. Dhe mungesa e tyre sjell fituesin dhe humbësin siç po ndodh me këto bisedime”, tha Kurteshi.
Ai tha se bisedimet kanë filluar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe, edhe pse shtetësia e Kosovës është njohur nga mbi 110 shtete demokratike në botë, qeveritarët kanë hyrë në negociata me Serbinë pa status të përcaktuar të Kosovës.