Komuna e Prishtinës nuk arrin t’i pastrojë trotuaret nga bora (Foto)
Pavarësisht apelit të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për lirimin e trotuareve nga veturat, rrugët e këmbësorëve nuk janë pastruar nga bora
Lajme
Komuna nuk ka arritur t’i pastrojë nga bora trotuaret kryesore, e lëre më dytësor, edhe pse kompanitë janë të kontraktuara për këto punë.
Fotografitë tregojnë gjendjen jo të mirë të trotuareve nëpër kryeqytet.
Komuna e Prishtinës po arrin me vështirësi pastrimin e rrugëve nëpër Prishtinë.
Kujtojmë në kohën e Isa Mustafës Vetëvendosje pati bërë një performanc para Pallatit të Rinisë me ski duke e kritikuar komunën për mos largimin e borës./Lajmi.net/