Flet Anita Haradinaj. Nuk kemi asgjë zyrtare për paraburgosjen e Ramushit

Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ende asgjë nuk kanë marrë zyrtarisht lidhur me paraburgosjen e Haradinajt në Francë.

Lajme

05/01/2017 19:14

Anita nuk ka mundur ta konfirmoj lajmin e Reuters se një Gjykatë e Apelit në Francë ka refuzuar lirimin e Haradinajt dhe se ai do të mbahet në paraburgim deri në kërkesën zyrtare të Serbisë për ekstradim, transmeton lajmi.net.

Ajo për RTK ka thënë se shteti i Kosovës duhet të vetëdijesohet dhe që në bisedimet në Serbinë është dashur të bisedohet që këto fletarreste të anulohet. /Lajmi.net/