Shkencëtarët kanë zbuluar për çfarë ëndërrojnë qentë (Foto)

Çdokush që ka qen është familjarizuar me lëvizjet e putrave të tyre derisa flenë. Por për çfarë realisht ëndërrojnë qentë? Ndoshta ushqim të shijshëm apo lodrat e preferuara?

Fun

04/01/2017 02:07

Shkencëtarët në Harvard së fundmi e kanë gjetur përgjigjen për këtë pyetje fascinuese, shkruan BrightSide, transmeton lajmi.net.

Bazuar në të gjeturat e shkencëtarëve, qentë më së shpeshti ëndërrojnë për njerëzit të cilët më së shumti janë të lidhur., dhe ata janë, pronarët e tyre. Ja shpjegimi i dr. Deirdre Barret:
“Njerëzit ëndërrojnë për atë se çfarë i shqetëson më shumë gjatë ditë por në një format të paqartë dhe të palogjikshëm. Ne nuk kemi arsye për të besuar se kafshët janë ndryshe nga ne.
Duke e ditur se qentë lidhen shumë për pronarët e tyre, ata i ëndërrojnë pikërisht ata: fytyrën, aromën, sa të lumtur ju bën. Qeni madje mund të ëndërrojë për diçka të cilën juve ju pengon. ”

Ashtu siç edhe pritet, njerëzit janë prekur kur e kanë dëgjuar këtë njoftim dhe shumë persona ju kanë bërë foto qenve të tyre derisa kanë qenë duke fjetur, pa lënë anash as emocionet e tyre, të cilat shpesh herë kanë shpërthyer në të qarë. Natyrisht se arsyeja është e kuptueshme. Është shumë prekëse të dini se qeni juaj është kaq i devotshëm sa që ju kujton tërë kohën edhe nëpër ëndrra! /Lajmi.net/