Dybala nënshkruan me kampionin e madh (FOTO)
Paulo Dybala është i gatshëm të konfirmojë të ardhmen e tij.
Merkato
Real Madrid – Barcelona? Jo, Paulo Dybala nuk do të largohet nga Juventus.
“Corriere dello Sport” raporton se sulmuesi argjentinas është pranë vazhdimit të kontratës me kampionin e Serie A.
Dybala do të nënshkruajë marrëveshje të re me “Bianconerët” dhe do të përfitojë rritje të pagës në 5 milionë euro në stinor, përcjell “lajmi.net”.
Ish ylli i Palermos tashmë një kohë të gjatë kërkohet nga Real Madrid dhe Barcelona. Por, e ardhmja e tij duket se do të jetë në Juventus. /Lajmi.net/