Gerrard: Ky lojtar i Man Utd po më frikëson shumë (FOTO)
Paraqitjet e Paul Pogbas po frikësojnë ish kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard.
Sport
Gerrard ka vlerësuar lartë mesfushorin francez duke thënë se ka potencial për të qenë më i miri në botë, dhe kjo gjë e frikëson atë si një tifoz i Liverpoolit.
“Mendoj se ai po bëhet çdo ditë më i mirë dhe më i fortë. Ai është një talent i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Gerrard, përcjell lajmi.net.
“Çmimi i shtrenjtë i paguar për të, bëri që shumë peshë të bie mbi të në fillim, por ai tani ka marrë veten e tij”.
“Është i ri, këmbë gjatë dhe ka potencialin për të qenë më i miri në botë. Unë si një tifoz i Liverpoolit më frikëson kjo gjë”, ka shtuar Gerrard.