Samsung Galaxy S8 do të vonohet, mësohet arsyeja

Xiaomi Mi 6 poashtu pritet që do të dalë në një datë të mëvonshme për shkak të mungesës se çipave

Auto & Tek

27/12/2016 18:05

Dy nga flamurtarët më të mëdhenj të vitit të ardhshëm, Galaxy S8 dhe Xiaomi Mi 6, mund të vonohen për shkak të mungesës së procesorit Qualcomm Snapdragon 835, thuhet në një raport të fundit, shkruan Internatioanl Business Time.

Sipas raporteve nga Tajvani, kapaciteti aktual i prodhimit në Samsung nuk është duke u furnizuar mjaftueshëm për të plotësuar sasinë e procesorëve të nevojshëm nga Qualcomm. Kjo po ngjanë pavarësisht faktit se Snapdragon 835 me shumë gjasa do të përdoret vetëm për variantin e SHBA.

Raportimet e fundit tani thonë se lansimi i Galaxy S8 do të shtyhet në prill. Galaxy S8 ishte menduar fillimisht për t’u lansuar në Kongresin Botëror Mobil në shkurt 2017.

Mi 6 2017 Xiaomi është planifikuar gjithashtu të përdorë Snapdragon 835 dhe do të vonohet sipas raportit. Disa raporte thonë se Mi 6 do të lansohet në janar ose shkurt që është një mundësi meqë kompania mund të vendosë që vetëm të lansojë këtë smartphone, por të fillojë ta shesë atë në një datë më të vonshme./GazetaExpress/.