Muri në Mitrovicë: “Zbutet” Goran Rakiq, kërkon kohë që të komunikojë me BE-në

Ministria kosovare e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sot pritet që të bëjë matjet gjeodezike të murit në pjesën veriore të Midhe zonës përreth, për të parë nëse ndikon në projektin e gjithëmbarshëm për rivitalizimin e urës.

Lajme

09/12/2016 13:39

Në vendin e ngjarjes është kryeinspektori i MMPH-së, Bedri Halimi dhe inspektorë tjerë komunal. Më herët, Halimi është takuar më kryetarin e pjesës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, të cilit ia ka kumtuar vendimin për rrëzimin e murit.

Ndërkaq Rakiq ka thënë se duhet pritur deri sa të komunikon me Komisionin Evropian.

Të kujtojmë se mbrëmë Rakiq kishte thënë se muri assesi nuk do të rrënohet, por do të ridizajnohet dhe do të shërbejë për një amfiteatër të hapur.

Në anën tjetër, ministrja e Dialogut, Edita Tahiri ka thënë se prerazi se muri do të rrënohet. /Lajmi.net/

YouTube player