AAK dhe AKR ende pa marrëveshje për koalicion

Dje për herë të parë, Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka vizituar Behgjet Pacollin e AKR-së.

Lajme

08/12/2016 14:12

Pas këtij takimi u fol për një koalicion të mundshëm parazgjedhor në mes këtyre dy partive.

Në lidhje me këtë, anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë për Lajmi.net se ende nuk ka asgjë konkrete, mirëpo ekziston mundësia e bashkëpunimit.

“AAK tashmë ka lidhur marrëveshje me NISMA-në dhe jemi në diskutime nëse kjo do të jetë e mundur edhe me AKR-në. Deri më tash nuk ka ndonjë gjë konkrete por në AAK ka një klimë pozitive për një bashkëpunim të mundshëm”, ka thënë Nitaj.

Rezultati i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas ka qenë indikator i qartë që i shtyrë të bëhen bashkë  Haradinajn, Pacollin dhe kreun e Nismës, Fatmir Limajn./Lajmi.net/