Eksperti Islami alarmon: Deklaratat nga Beogradi tregojnë se synimet ndaj Kosovës vazhdojnë
Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar pas deklaratave të fundit nga Beogradi, duke i cilësuar ato si sinjal se qëndrimet ndaj Kosovës mbeten të pandryshuara. Ai kujton deklarimet e mëhershme të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili sipas tij kishte folur për pritjen e “rrethanave të favorshme” për ndërhyrje në Kosovë, ndërsa thekson se…
Lajme
Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar pas deklaratave të fundit nga Beogradi, duke i cilësuar ato si sinjal se qëndrimet ndaj Kosovës mbeten të pandryshuara.
Ai kujton deklarimet e mëhershme të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili sipas tij kishte folur për pritjen e “rrethanave të favorshme” për ndërhyrje në Kosovë, ndërsa thekson se edhe figurat politike si Vojislav Sheshel vazhdojnë me retorikë të ashpër dhe kërcënuese ndaj shqiptarëve.
Sipas Islamit, këto deklarata tregojnë se në skenën politike serbe ekziston një qasje e unifikuar ndaj Kosovës, pavarësisht dallimeve të brendshme politike.
Ai shton se Kosova duhet të forcojë kapacitetet e saj të sigurisë, duke përfshirë Policinë, AKI-në dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se balanca ushtarake mbetet faktor kyç për paqe dhe stabilitet në rajon.