Pas tre muajve fantastik, Berisha tani merr një lajm katastrofik

Etrit Berisha do të operohet dhe për këtë çështje nuk ka më dyshime, por dyshim mbetet e ardhmja e tij në Atalanta

Sport

07/12/2016 16:14

Mediat italiane kanë mësuar se operacioni i parashikuar me datë 30 nëntor është shtyrë vetëm për faktin se portieri i kombëtares shqiptare dhe Atalantas, Etrit Berisha kishte një ënjtje në zonën e dëmtimit duke e bërë të pamundur ndërhyrjen kirurgjikale.

Ndaj është vendosur të pritet derisa të ulej kjo ënjtje dhe më pas ai t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale. 27-vjeçari pritet t’i nënshtrohet sot ose nesër operacionit në klinikën “Villa Steuart’ në Romë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 20-25 ditë, që do të thotë se kthehet në fushë vetëm në janarin e vitit 2017.

Ai pritet të mungojë në ndeshjet e skuadrës së tij ndaj Udineses, Milanit dhe Empolit, për t’u kthyer vetëm ndaj Chievos në javën e fundit të fazës së parë të Serisë A.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.