Chapecoense: Lojtarët që i kanë shpëtuar aksidentit, jashtë rrezikut për jetë
Skuadra braziliane, Chapecoense, ka lëshuar një komunikatë zyrtare mbi gjendjen e lojtarëve që i kanë shpëtuar aksidentit tragjik ajror që ndodhi ditën e martë, ku si pasojë mbetën të vdekur 71 persona.
Sport
Nga ky aksident, është prekure dhe Chapecoense, që po udhëtonte për të zhvilluar finalen e ‘Sudamericana’.
Janë vetëm tre lojtarë që i kanë shpëtuar aksidentit tragjik, dhe gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.
“Asnjëri nga lojtarët nuk është në rrezik për jetë. Situata është kritike, por gjendja e tyre është e qëndrueshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës braziliane, përcjell lajmi.net.
Lojtarët e vetëm që i kanë pësuar këtij aksidenti janë Allan Ruschel, Neto Helio dhe Jackson Follman.