Isa Mustafa bllokohet në veri, serbët ia ndërpresin rrugën në Rudare

Serbët sot rreth orës 13 e kanë bllokuar rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë, në vendin e quajtur Rudare në veri të Kosovës, pas informacioneve se aty pari do të kalojë kryeministrit i Kosovës, Isa Mustafa, raporton tanjug.

Lajme

02/12/2016 14:17

Mustafa dhe disa ministra të kabinetit të tij është dashur të marrin pjesë në hapjen e urës në lumin Bistrica në komunën e Zveçanit, transmeton lajmi.net.

Qarkullimi në këtë rrugë është bllokuar me kamionë, autobusë dhe vetura të udhëtarëve, ndërsa në vendin e ngjarjes gjenden disa dhjetëra serbë.

Në Rudare janë edhe pjesëtarët e policisë së Kosovës dhe një veturë e ndihmës së shpejt. /Lajmi.net