Gjenden dy kuti të zeza të aeroplanit të rrëzuar me futbollistë (FOTO)

Një grup i zyrtarëve të Aviacionit Civil në Kolumbi kanë raportuar se kanë gjetur dy kuti të zeza të aeroplanit të rrëzuar, në të cilin gjendej edhe skuadra braziliane Chacecoense.

Sport

29/11/2016 21:41

Sipas njoftimit të tyre, kutitë janë në gjendje të përsosur dhe pritet të zbulojnë arsyen e rrëzimit të aeroplanit.

“Janë lokalizuar dy kuti të zeza nga personali i sigurisë së ajrit ‘AEROCIVIL’. Në ato dy kuti janë të ruajtur regjistrimet me zë të minutave të fundit të fluturimit, ato janë në gjendje të përsosur”, thuhet në njoftim, shkruan ‘infobae’, përcjell lajmi.net.

Këto kuti si dhe motorët e avionit tani janë në duart e ekspertëve kolumbian të aeronautikës, të cilët do të mundohen të zbulojnë shkakun e aksidentimit të aeroplanit, që la të vdekur 76 persona.

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.