Tërhiqet shorti për Kupën e Konfederatave ‘Rusia 2017’
Është tërhequr shorti për Kupën e Konfederatave, që në vitin e ardhshëm organizohet në Rusi.
Sport
Shtatë kombëtare kanë mësuar kundërshtarët e tyre, të ndarë në dy grupe me nga katër ekipe.
Skuadrat pjesëmarrëse do të kompletohen në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, ku do të dihet se cili shtet do të përfaqësojë Afrikën, pas turneut të Kupës së Afrikës, shkruan lajmi.net.
Kupa e Konfederatave mbahet gjithmonë një vit para Kampionatit Botëror, dhe organizohet në vendin që organizon Kampionatin Botëror, kësaj here në Rusi.
Grupi A: Rusia, Zelanda e Re, Portugalia, Meksika
Grupi B: Kampioni i Afrikës, Kili, Australia, Gjermania