‘Adios’ Chelsea, futbollisti i njohur kalon te Unitedi (FOTO)
Afati kalimtar i janarit do të sjellë ndryshime të reja te Manchester Unitedi.
Sport
‘Express.co.uk’ sot ka shkruar për një ribashkim mes Jose Mourinhos dhe mesfushorit ofensivë, Willian, te Manchester United.
Willian ka qenë lojtari i preferuar i Mourinhos te Chelsea, por me ardhjen e Contes, gjërat kanë ndryshuar, dhe brazilianit i duhet shumë punë për t’iu përshtatur skemave të trajnerit italian.
Kjo mund të bëjë që ai shumë lehtë të bashkohet me trajnerin që e solli në Premierligë, Jose Mourinhon.