Luftanija më e frikshme në botë në telashe të papara, vetëm një javë pas inaugurimit (Foto)
Vetëm një javë pas debutimit të saj, luftanija më e përparuar teknologjike e marinës amerikane, “USS Zumwalt”, ka dalë jashtë përdorimit për shkak të problemeve mekanike që kanë pësuar ndërkohë që ishte duke kaluar në Kanalim e Panamasë.
Bota
“Afati për riparimet është duke u vendosur tani,” tha komandanti i Skuadriljes, Ryan Perry ka në një deklaratë për CNN.
Anija mendohet të jetë shkatërruesi më i avancuar i ndërtuar ndonjëherë.
Ngjarja ndodhi të hënën, ndërkohë që luftanija ishte nisur drejt San Diegos, ku do t’i bashkohej Flotës së tretë amerikane, e cila është përgjegjëse për Oqeanin Paqësor, transmeton syri.
Perry theksoi se komandanti i Flotës, admirali Nora Tyson, i cili ka drejtuar anijen nuk ka dhenë ende një shpjegim për incidentin e papritur.