Zjarr në një depo në zonën industriale në Prishtinë
Në një depo tekstili, në tregun me shumicë, në zonën industriale në Prishtinë ka shpërthyer një zjarr.
Lajme
Zjarri ka kapluar depon sot rreth orës 08:40.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore , zjarrfikësit si dhe zyrtari për hetimin e shkaqeve të zjarrit.
Policia e Kosovës ka informuar se zjarri është lokalizuar dhe nga ky shpërthim janë shkaktuar vetëm dëme materiale, aktualisht policia në bashkëpunim me institucionet relevante, është duke punuar për ndriçimin e plotë të rastit. /Lajmi.net