Kundërshtari më i lehtë për Realin (FOTO)
Tifozët e Real Madridit do të kenë një dëshirë të përbashkët për shortin e Ligës së Kampionëve, nëse skuadra nuk arrin të përfundojë në pozitën e parë në Grupin F.
Sport
Real Madrid ka 11 pikë, dy më pak se lideri i Grupit F në Ligën e Kampionëve, Borussia Dortmund, një xhiro para përfundimit të rrethit të parë të garës.
Por, “Los Blancos” kanë mundësi që të përfundojnë në krye në rast të fitores ndaj Dortmundit në ballafaqimin e tyre të fundit në “Santiago Bernabeu”.
Kurse, në rast se nuk ndodh kjo dhe Real Madrid mbetet i dyti, tifozët madrilenë do të kenë një dëshirë të përbashkët, përcjell “Lajmi.net”.
Nga pozitat e para në grupet tjera, përjashtuar skuadrat spanjolle me të cilat nuk ka të drejtë të ballafaqohet, të gjithë tifozët e Real Madridit do ta dëshirojnë në short takimin me Monacon, fitues i Grupit B.