Del traileri i parë për filmin më të ri të Martin Scorsese ‘Silence’ (Video)

Liam Neeson dhe Andrew Garfield vijnë në rolet kryesore.

ShowBiz

23/11/2016 09:32

Traileri i parë për dramën e re të regjisorit shumë të suksesshëm, Martin Scorsese është publikuar.

Filmi flet për periudhën religjioze të Japonisë së shekullit 17-të dhe tregon për dy priftërinj jezuitë në kërkim të mentorit të tyre, i cili e ka humbur besimin, përcjell lajmi.net.

‘Silence’ bazohet në novelën e vitit 1966 me të njejtin titull të autorit japonez Shusaku Endo.

Filmi do të ketë premierën në Vatikan me pjesëmarrjen e shumë jezuitëve dhe vetë regjisorit, ndërsa në kinema do të fillojë të shfaqet më 23 dhjetor./lajmi.net

YouTube player