Njihuni me gjeniun e verbër të pianos (Video)
Derek Paravicini është i verbër, me autizëm, por ai është gjeni në piano.
Fun
Ai mund të luajë çdo gjë që e dëgjon vetëm një herë, transmeton lajmi.net
Ai është lindur tre muaj e gjysmë para kohe. Derek Paravicini shpëtoi mrekullisht, kurse motra e tij binjake ka vdekur.
Teknikisht, ai ka vdekur tre herë në spital dhe shikimi i tij është shkatërruar nga mbidoza e oksigjenit.
Ai ka mbetur plotësisht i verbër, pjesërisht autist.
Ai nuk mund të numërojë as deri në dhjetë, s’mund të dallojë të djathën nga e majta, por pavarësisht aftësive të kufizuara, ai posedon një aftësi të jashtëzakonshme të dëgjimit, si dhe është një gjeni i muzikës. /Lajmi.net