Kjo është përgjigja e Shkurte Fejzës për marrëdhëniet e prishura me Shyhrete Behlulin
Këngëtarja Shyhrete Behuli në emisionin Prive ka treguar se ajo dhe kolegia e saj Shkurte Fejza kanë ndërprerë kontaktet dhe më nuk flasin njëra me tjetrën.
ShowBiz
Madje ajo në mënyrë indirekte ka zbuluar se arsyeja se përse ka ndodhë diçka e tillë ka të bëj me faktin se Shkurta nuk e ka përmendur të bashkëpunëtorët kur festoi 40 vjetorin e karrierës.
Lajmi.net ka kontaktuar me Shkurtën për të pyetur se si qëndron çështja në fjalë dhe përgjigja e saj ka qenë mjaftë e prerë.
“Shkurte Fejza nuk e ka ndërmend t’i përgjigjet provokimeve dhe ngacmimeve të kohëpaskohshme të Shyhrete Behlulit që kohëve të fundit janë shndërruar në fushatë por edhe te kujtdo qofshin ato. Respekt për mediet por kjo nuk është në natyrën e Shkurtes” ka thënë ajo./lajmi.net