Aurier i përgjigjet kështu ofertës së Barcelonës
Serge Aurier ka refuzuar transferimin te Barcelona.
Sport
Anësori i Paris Saint Germain ka deklaruar që është shumë i lumtur te PSG dhe se do të mbetet edhe më tej në klubin francez.
“E ardhmja ime është në Paris. Unë nuk mendoj për Barcelonën apo për ndonjë klub tjetër. Jam i lumtur këtu dhe kam kontratë edhe për tri vjet”, deklaroi Aurier për “ESPN”, përcjellë “Lajmi.net”.
Barcelona shtoi interesimin për të marrë Aurier në afatin kalimtar të janarit, por duhet ta harrojë sa më shpejtë 23-vjeçarin.