Meshkuj, ja si të tërhiqni femrat me hudhër
Si burrat ashtu edhe gratë në përgjegjësi i bezdis era e hudhrës. Por, një studim i ri ka zbuluar se pavarësisht së pakëndshme, hudhra i bën burrat më tërheqës për gratë.
Fun
Në fakt, hudhra ka veti të shumta pozitive për organizmin e njeriut, por së fundi me sa duket është zbuluar edhe një ndikim i ri i saj.
Që të bëjë efektin e tërheqjes, burrat duhet të konsumojnë të paktën 4 thelbinj në javë. Studimi është kryer tek 42 meshkuj, ku studiuesit kanë mbledhur aromën e trupit për 12 orë.
Meshkujt që kishin konsumuar më shumë thelbinj hurdhe kishin më shumë “prezencë” tek femrat. Studimi u përqendrua tek kënaqësia, intensiteti, tërheqja dhe maskilizmi.
“Rezultatet tona thonë se konsumimi i hudhrës ka efekte pozitive tek era që perceptohet nga trupi dhe kjo për shkak dhe të efekteve në shëndet. Nga këndvështrimi revolucionar, formimi i erërave të trupit konceptohet nëpërmjet zgjedhjes seksuale. Studimet e mëparshme thonë se disa specie kafshësh përdorin sinjale për të përzgjedhur shokun që është në kushte të mira fizike”, thotë autori i studimit.
Megjithëse kjo mund të jetë spekulative, megjithatë hudhra ka efekte pozitive në shëndetin e njeriut dhe është e mundshme që konsumimi i saj është i identifikueshëm në djersën tek njerëzit.
Roberts shton: “Ashtu siç përfitimet shëndetësore të konsumimit të hudhrës përfshijnë antioksidantë, imunitetin kardiovaskularë, baktericidet dhe efektet anti-kancer, është e besueshme se preferencat e erës njerëzore janë formuar nga përzgjedhja seksuale”.
Në momentin që hudhra është tretur ajo thjesht prodhon një reaksion kimik.
Sido që të jetë, rezultatet janë intriguese dhe është e nevojshme të hahet më shumë hudhër.
/Ora News/