Ky është seti i fundit fotografik i Marilyn Monroes (Video)

Një set fotografik i 4 gushtit të vitit 1962, mendohet të jetë i fundit i Marilyn Monroes, vetëm një ditë para vdekjes së saj.

Fun

13/11/2016 09:13

Monroe u gjet e vdekur në dhomën e shtëpisë së saj nga psikiatri Ralph Greenson, në orët e para të mëngjesit më 5 gusht në vitin 1962, shkruan thevintagenews, transmeton lajmi.net

Greenson ishte thirrur nga shtëpiakja Eunice Murray, e cila ishte zgjuar rreth orës 3 të mëngjesit, duke ndjerë që diçka nuk është në rregull.

Ajo e kishte parë dritën ndezur në dhomën e Monroes, por nuk kishte pasur mundësi të hynte në dhomë për shkak se dera kishte qenë e mbyllur.

Montroe u shpall zyrtarisht e vdekur nga doktor Hyman Engelberg, i cili arriti në shtëpi rreth orës 3:50 am. /lajmi.net

YouTube player